LAJMI I FUNDIT:

CES 2015: Nest do të jetë kompatibil me shumë produkte tjera

CES 2015: Nest do të jetë kompatibil me shumë produkte tjera

Nest, kompania në pronësi të Google, prodhuesit të Nest Learning Thermostat dhe Nest Protect – detektuesit të tymit dhe dioksidit të karbonit, ka zbuluar listën e produkteve dhe veglave të reja që do të jenë kompatibile me teknologjinë që ajo e ofron.

Disa prej këtyre lidhjeve të produkteve, Nest do ti prezantojë në CES 2015, ndërsa disa të tjera kompania i ka prezantuar një ditë para fillimit të panairit.

August Smart Lock, për shembull, do të jetë kompatibil me Nest Learning Thermostat. Dhe kur ju e përdorni August për ta hapur derën tuaj, termostati mund të rregullojë automatikisht temperaturën në shtëpinë tuaj, në të ngrohtë ose në të ftohtë.

Dhe kur ju dilni nga shtëpia dhe e mbyllni derën tuaj, Nest automatikisht do të vendoset në funksionin "I larguar", për të ju kursyer energji. Një tjetër çelës i mençur për shtëpinë tuaj, Kwikset Kevo, është gjithashtu kompatibil me Nest, dhe i njëjti e kupton se kush është në shtëpi dhe temperaturat e tyre të preferuara.


Pastaj aty është edhe mbushësi elektrik për makina, Chargepoint. Termostati juaj i Nest që lidhet me të, mund ta kuptojë se kur energjia elektrike shpenzohet me tarifa më të shtrenjta, që do të thotë që ju nuk duhet ta ngarkoni makinën tuaj gjatë asaj kohe.
Shërbimi i telefonisë i zhvilluar nga Ooma do të komunikojë me Nest për të mësuar lëvizjet tuaja dhe ato të familjes tuaj, kështu që nëse ndodh diçka e papritur – ta zëmë, fëmija juaj nuk vjen në shtëpi nga shkolla në kohë, ju do ta keni një alarm të dërguar në telefonin tuaj.

Në mesin e produkteve tjera të mençura që do të lidhen me Nest, do të jenë edhe dritat e mençura të Philips, larësja e rrobave Whirlpool, Withings Sleep System dhe produkte të tjera të njohura në industri. (Telegrafi)