LAJMI I FUNDIT:

Acer me laptopin më të madh Chromebook

Acer me laptopin më të madh Chromebook

Derisa shumica e blerësve të laptopëve Chromebook supozohet se kërkojnë një laptop të vogël dhe të lirë, njëri prej prodhuesve kryesor të këtyre laptopëve është duke synuar ta ndërrojë këtë trend.

Me modelin e saj të fundit, Chromebook 15, Acer ka ndryshuar qasjen e saj, sepse tani ofron një laptop në sistemin operativ të Google, i cili sjell ekranin me diagonalen prej 15.6”.

Dhe për më shumë, kostoja e këtij tableti është 250 dollarë, ndërsa pesha e laptopit është vetëm 2.19 kilogram.

Me këto karakteristika, laptopi më i ri i linjës Chromebook me sa duket synon të jetë zgjidhja e parë e përdoruesit, dhe jo vetëm një kompjuter dytësor për studim. (Telegrafi)