LAJMI I FUNDIT:

Huawei Honor T1, tablet në Android për 130 euro

Huawei Honor T1, tablet në Android për 130 euro

Huawei së fundmi ka njoftuar se një tablet i ri do ta plotësojë linjën e saj të produkteve. Do të jetë Honor T1, tableti më i ri i kompanisë kineze. Tableti sjell dizajn kompakt, dhe dallohet për çmimin e tij të volitshëm.

Sipas njoftimeve nga kompania kineze thuhet se tableti i saj do të vijë në Evropë gjatë këtij muaji, dhe i njëjti do të shitet për 130 euro, ndërsa sistemi operativ në të cilin do të bazohet do të jetë Android 4.3 Jelly Bean.

Huawei Honor T1 sjell madhësinë e ekranit me 8-in135 me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve me densitet prej 188 ppi, procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon 200 me 1.2GHz në 1GB RAM dhe 8GB. Tableti ofron edhe portin për microSD kartelë e cila e zgjeron memories deri në 32GB.

Karakteristikat tjera të tabletit përfshijnë edhe 5MP kamerë për foto dhe video, kamerën e përparme VGA, baterinë me 4,800 mAh. (Telegrafi)