LAJMI I FUNDIT:

Toshiba me tablet gjigant, ekran me 24 inç

Toshiba me tablet gjigant, ekran me 24 inç

Toshiba e ka lansuar tabletin e saj me diagonalen e ekranit që arrin në 24 inç, model të cilin kompania ia ka kushtuar përdoruesve të biznesit. në fakt, bëhet fjalë për modelin e tabletit Toshiba TT301 që vjen me 24” Full HD me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.

Tableti i ri është fuqizuar nga procesorime 1GHz dual core, 1GB RAM, dhe 16GB memorie të brendshme, ndërsa vjen me Android 4.2.1 Jelly Bean.

Toshiba TT301 sjell edhe lidhjet për WiFi, Bluetooth, dhe HDMI, ndërsa mund të përdoret edhe me Windows PC, si dhe për ta projektuar ekranin e telefonit tuaj.

Tableti gjigant në Android do të debutojë në Japoni fillimisht, por ende nuk dihet se kur do të arrijë në Evropë, dhe sa do të kushtojë. (Telegrafi)