LAJMI I FUNDIT:

Sony Android TV pritet të debutojë në shkurt 2015

Sony Android TV pritet të debutojë në shkurt 2015

Android TV, pasardhësi i shërbimit pothuajse të dështuar të Google TV, është në treg për vetëm disa muaj, por ka arritur që gjatë kësaj kohe të bëjë disa nga prodhuesit e mëdhenj të besojnë në të.

Një nga ata është gjiganti Sony, i cili njoftoi se e gjithë linja e saj e televizorëve HD dhe televizorëve të mençur me 4K që do të vijnë vitin e ardhshëm, do ta kenë Android TV të integruar.

Me sa duket, Android TV do të jetë pika kryesore e bashkëveprimit me përdoruesit e televizorëve të Sony. Çdo gjë në TV-të e rinj nga Sony do të jetë e nxitur nga Android TV, prej muzikës, videove, lojërave dhe aplikacioneve. Madje thuhet se edhe Live TV në televizorët e Sony do të realizohet përmes një aplikacioni të dedikuar të Android TV.

Për më shumë, Android TV në Sony do të kenë qasje në shërbimet e kompanisë si ato të PlayStation, veçanërisht PS4 Remote Play dhe PlayStation Now.


Mbështetja e PlayStation gjithashtu nënkupton mbështetje për kontrollorët e konsolave të PS, kështu që nuk do të ketë nevojë për të blerë veçmas një kontrollues për Android TV. Më pas, merret vesh se telepiloti i dedikuar do të ofrojë mundësonë e qasjes dhe kontrollit përmes Google Voice Search, qasje në teknologjinë NFC dhe çiftëzimin me pajisjet tjera, dhe madje edhe transferimin e fotografive në mënyrë të drejtpërdrejtë, nga telefonat e mençur në TV, për shembull.

Televizorët e rinj Sony Android TV pritet të lansohen në shkurt të 2015, ndërsa çmimi më i lirë për modelin hyrës pritet të jetë rreth 700 dollarë (43”) e deri në 4,000 dollarë për modelin më të avancuar të kësaj linje. (Telegrafi)