LAJMI I FUNDIT:

Microsoft blen shërbimin e emailave Acompli për 200 mln

Microsoft blen shërbimin e emailave Acompli për 200 mln

Microsoft e ka blerë kompaninë e re, përkatësisht start-upin e ri që ofron shërbimin e emailave, Acompli. Marrëveshja e kësaj blerje besohet se arrin vlerën prej 200 milionë dollarësh.

E themeluar nga krijuesit e Zendesk dhe VMWare, Accompli ka zhvilluar aplikacione mobile për iOS dhe Android, përkatësisht shërbimin e emailave që u jep prioritet emailave më të rëndësishëm të përdoruesve.

Në fakt, ky shërbim shihet si përgjigja e Microsoft ndaj aplikacionit tashmë të dëshiruar nga përdoruesit, Inbox nga Gmail, dhe Mailbox, pasi që ngjashëm sikurse këto shërbime ekzistuese në treg, edhe shërbimi i emailave të Acompli mundëson vendosjen e emailave për lexim të mëvonshëm.

Aplikacioni I Acompli gjithashtu mundëson menaxhimin e kalendarit dhe bashkëngjitjen e dokumenteve nga Google Drive, Dropbox dhe OneDrive të Microsoft, edhe pse drejtori aktual i kompanisë tha se shërbimet e saj do të ofrohen edhe në platformat tjera mobile. (Telegrafi)


Në trend Teknologji

Më shumë
Apple liston më shumë se 250 veçori të reja që vijnë me iOS 18

Apple liston më shumë se 250 veçori të reja që vijnë me iOS 18

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
Teknologjia e AI mund të zbulojë shenjat e hershme të mbi 1,000 sëmundjeve, thonë studiuesit

Teknologjia e AI mund të zbulojë shenjat e hershme të mbi 1,000 sëmundjeve, thonë studiuesit

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Kalo në kategori