LAJMI I FUNDIT:

Chromebook për 200 dollarë dhe me 1TB memorie nga Google

Chromebook për 200 dollarë dhe me 1TB memorie nga Google

Zbritjet e të “premtes së zezë” janë mundësi e mirë për të blerë produkte të mira në një çmim më të ulët.

Laptopët Google Chromebook gjithmonë vijnë në një çmim të mirë, edhe pa edhe ditën e madhe të zbritjeve, ndërsa tani të njëjtit me sa duket janë zbritur edhe më shumë, për tu bërë edhe më atraktiv për ta blerë ndonjërin prej tyre.

Gjëja më e mirë për këta laptopë është se ata kushtojë shumë më pak sesa modelet e laptopëve të Mac, apo ata në Windows.

Duke e pasur parasysh se shumica e laptopëve të Apple, si MacBook Air për shembull që kushton më shumë se 1000 dollarë, ose ata të Windows që janë nën 500 dollarë, laptopët Chromebook janë një alternativë më e lirë për të dy rivalëve kryesor, të cilët kryesisht blihen nga studentët.


Tani, në BlackFriday, Asus është duke e ofruar laptopin e saj Chromebook me 13.3 inç, për vetëm 199,99 dollarë, dhe i njëjti mund të blihet nga Groupon.

Kjo kosto e re me zbritje do të ju kursejë 20% që nga çmimi normal që është 250 dollarë. Laptopi sjell procesorin e Intel Celeron, 2 GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Një tjetër gjë e mirë për laptopët e Google Chromebook është se ata mund të përdoren për të punuar edhe offline, në qoftë se përdoruesit nuk kanë qasje në një lidhje të internetit.

Për ta bërë ofertën edhe më të mirë për laptopët e linjës Chromebook, Google njoftoi se do të ofrojë 1 TB hapësirë të magazinimit në shërbimin e saj “cloud” për secilin blerës të Chromebook.

Oferta do të zgjasë deri në fund të vitit, dhe hapësira e dhënë do të mund të përdoret edhe për 2 vjet, pa pagesë. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple liston më shumë se 250 veçori të reja që vijnë me iOS 18

Apple liston më shumë se 250 veçori të reja që vijnë me iOS 18

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
Teknologjia e AI mund të zbulojë shenjat e hershme të mbi 1,000 sëmundjeve, thonë studiuesit

Teknologjia e AI mund të zbulojë shenjat e hershme të mbi 1,000 sëmundjeve, thonë studiuesit

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Kalo në kategori