LAJMI I FUNDIT:

2014 do të shënojë rënien e iPad në treg

2014 do të shënojë rënien e iPad në treg

Viti 2014 është në rrugën e duhur për t'u bërë viti i parë në të cilin shitjet e tabletëve të Apple të shënojnë rënie në krahasim me vitin e kaluar.

Pavarësisht nga fakti se tabletët Android kanë fituar një pjesë të madhe të tregut kohët e fundit, pozita dominuese e tabletëve të Apple ka qenë gjithmonë e dukshme, dhe kurrë më parë nuk ka ndodhur që shitjet e tabletëve të kompanisë më të madhe amerikane të rrezikohen në këtë masë, sepse gjithnjë shitjet e Apple janë rritur nga viti në vit.

Por nëse është për t’u besuar një raport i ri nga IDC, këtë vit do të jetë vit i veçantë për krijuesin e iPad – dhe jo për të mirë.
IDC ka deklaruar se shitjet e iPad do të arrijnë në 64.9 milionë për gjithë vitin, shifër që do të paraqes një rënie prej 12,7% në krahasim me 2013.

Gjithë tregu i tabletëve nuk do të jetë më i mirë se vitin e kaluar. Rritja e përgjithshme e shitjeve të tabletëve do të jetë vetëm 7,2% nga viti në vit, ndërsa ajo ishte 52,5% në 2013 krahasuar me 2012.


Arsyeja për ngadalësimin e shitjeve është se njerëzit i zëvendësojnë tabletët e tyre shumë më rrallë se telefonat e mençur mobil. Cikli i ndërrimit të tabletëve është i ngjashëm me atë të kompjuterëve personal. (Telegrafi)