LAJMI I FUNDIT:

ASUS ZenWatch në shitje për 199 dollarë

ASUS ZenWatch në shitje për 199 dollarë

Këtë javë, Asus e ka lansuar modelin e saj të ri të orës së mençur ASUS ZenWatch, të cilin e kishte paralajmëruar më herët, dhe të njëjtën është duke e shitur përmes Google Play për 199 dollarë, dhe me opsionet e zgjedhjes së rripave të kaftë apo të zi.

Ora e mençur e Asus me Bluetooth 4.0 dhe ekranin 1.63” AMOLED që ofron rezolucionin prej 320 x 320 pikselëve mbështetet në Google Android Wear, platformën që është krijuar enkas për pajisjet që barten në trup.

ASUS ZenWatch mbështetet nga procesori Qualcomm Snapdragon 400 me 1.2GHz CPU dhe 512MB RAM dhe Micro USB për ta mbushur baterinë me 1.4Wh.

Për ta lidhur orën tuaj me telefon, ju nevojitet një telefon që bazohet në Android 4.3 apo versionet më të reja. (Telegrafi)