LAJMI I FUNDIT:

Microsoft zbret çmimet e Xbox One

Microsoft zbret çmimet e Xbox One

Microsoft ka njoftuar se prej fillimit të muajit nëntor do ta ofrojë konsolën e saj Xbox One me çmim të zbritur, duke filluar nga 50 dollarë, ndërsa shuma maksimale e zbritjes së çmimit mund të shkojë deri në 150 dollarë.

Në fakt, kompania amerikane do ta ofrojë konsolën e saj Xbox One për një çmim të reduktuar prej 349 dollarëve, që përbën një kursim prej 50 dollarëve për çdo Xbox të blerë nga përdoruesit.

Pakot e kombinuara të konsolave të Microsoft përfshijnë Xbox One Assassin Creed Bundle për 349 dollarë, Xbox One Special Edition Sunset Overdrive Bundle për 349 dollarë, dhe Xbox One Limited Edition Call of Duty: Advanced Warfare Bundle për 449 dollarë.

Çmimi i ri i konsolës së famshme të Microsoft, dhe pakove të kombinuara me lojërat më të kërkuara do të jenë në dispozicion në SHBA dhe shumicën e dyqaneve të mëdha, duke filluar nga data 2 nëntor. (Telegrafi)