LAJMI I FUNDIT:

iPad-ët e rinj do të jenë identik me iPhone 6 dhe 6 Plus?

iPad-ët e rinj do të jenë identik me iPhone 6 dhe 6 Plus?

Apple tashmë i ka zbuluar dy modelet e reja të telefonave të saj të mençur, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, mirëpo kur bëhet fjalë për lajme tjera të mëdha nga kompania, atëherë duhet të dihet se lajme të tilla do të ketë ende këtë vit.

Në fakt, bëhet fjalë për versionin e ri të tabletit të Apple, iPad, përkatësisht ngjarjen mediale e cila do të mbahet më 16 tetor, për lansimin e këtij tableti.

Disa pamje të tabletit të ri të Apple tashmë kanë rrjedhur online, dhe mësohet se Apple tashmë do të ofrojë risi të shumta në tabletin e saj të ri, duke përfshirë edhe hollësinë e re, për të cilën thuhet se do ti thyejë të gjitha rekordet e tabletëve të deritashëm të Apple.

Sipas konceptit të ri të dizajnerit Marin Hajek pretendohet se iPad Air 2 dhe gjenerata e dytë e iPad mini me ekranin Retina, do të kenë dizajn shumë të ngjashëm me iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, sepse të njëjtit do të kenë skaje të rumbullakëta dhe do të jenë aq të hollë sa që kamera e tabletit do të nxjerrjet jashtë në anën e pasme të tabletit, siç ka ndodhur edhe me iPhone 6. (Telegrafi)