LAJMI I FUNDIT:

HTC Nexus 9 lansohet më 15 tetor?

HTC Nexus 9 lansohet më 15 tetor?

HTC Nexus 9 ka qenë tema e javës së kaluar, dhe disa raporte sugjeronin se tableti i ri që është bashkëpunim mes Google dhe HTC-së do të prezantohet në ngjarjen ekskluzive të HTC, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Ndërsa tani, sipas Bright Side of News thuhet se HTC Nexus 9 do të lansohet më 15 tetor, duke zbuluar madje edhe disa detaje për çmimet e tabletit më të ri.

HTC Nexus 9 thuhet se do të kushtojë 399 dollarë, ose pak më shtrenjtë sesa modeli i kaluar, edhe pse versionet e mëparshme sjellnin karakteristika jo kaq të avancuara, sa tani.

Me sa duket, HTC dhe Google kanë vendosur që në këtë model të sjellin karakteristikat më të avancuara për një kosto të përballueshme.


Sipas thashethemeve thuhet se HTC Nexus 9 do ta sjell ekranin me diagonalen prej 8.9” në 2560 x 1440 piksel, me procesorin 64-bit Nvidia Tegra K1, dhe 3GB RAM. Tableti thuhet se do të sjell edhe versionin më të ri të Android, 5.0 L, që do ta sjell edhe arkitekturën dhe mbështetjen për procesorin me 64-bit.

Tableti pritet të fillojë të shitet me para-porosi prej datës 15 tetor, ndërsa shitja zyrtare në Play Store dhe dyqanet tjera të mëdha pritet të fillojë më 3 nëntor. (Telegrafi)