Operatori gjerman i telefonisë mobile Deutsche Telekom ka njoftuar se në bashkëpunim me kompaninë ajrore Lufthansa dhe Panasonic Avionics ka arritur që suksesshëm të zgjerojë shërbimin e vet të internetit në aeroplanë.
Shërbimi i emëruar FlyNet u mundëson përdoruesve qasje të pakufizuar në internet gjatë fluturimit me anë të rrjetit WiFi brenda aeroplanit (zhvillohet që dhjetë vite dhe në fluturime të caktuara ka qenë në dispozicion edhe më herët). Lidhja drejt internetit realizohet me anë të satelitit, e përdoruesve u është mundësuar shpejtësia e bartjes së dhënave deri në 5 Mbit/s.
Për parapaguesit e Deutsche Telekom çmimi i qasjes është 1.79 euro për 10 minuta shfrytëzim, derisa të gjithë tjerët mund të paguajnë me shfrytëzimin e kartelës së kreditit, me anë të operatorëve telekomunikues nëse kanë marrëveshje për WiFi roming Deutsche Telekom apo shfrytëzimin e miljeve shpërblyese nga programi Miles & More.
Çmimi standard me anë të kartelës së kreditit është 10.95 euro për orë, respektivisht 19.95 euro për 24 orë të cilat përdoruesit mund t’i shfrytëzojnë edhe në fluturimet tjera të Lufthansas të cilat mbështesin shërbimin FlyNet si dhe në sallonet e aeroportet e kësaj kompanie ajrore.
Aktualisht FlyNet ofrohet në fluturimet e përzgjedhura të Lufthansas mbi Atlantikun verior, e deri në fund të këtij viti do të duhej të ofrohej në pothuajse të gjitha fluturimet e Lufthansas në relacione të gjata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova
Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos