LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e HTC Nexus 9

Rrjedhin pamjet e HTC Nexus 9

Nëse thashethemet rreth tabletit të ri të HTC, përkatësisht modelit Nexus 9 janë për tu besuar, atëherë duket se tableti i ri i linjës Nexus do të prezantohet më 16 tetor.

Pamjet e para të këtij tableti janë shfaqur para komisionit federal të tregtisë në SHBA, dhe në pjesën e pasme shihet qartazi llogoja e Nexus, dhe ajo e HTC në një dimension më të vogël.

Mirëpo, përkundër pamjeve të zbuluara të këtij tableti, ende dihet shumë pak rreth karakteristikave harduerike të tij, ndërsa thashethemet e shumta sugjerojnë se HTC Nexus 9 do të përfshijë ekranin me diagonalen prej 8.9” në QHD, me procesorin NVIDIA Tegra K1 me 4GB RAM, kamerën e pasme me 8MP, mbështjellësin Surface Type Cover dhe një gjysmë iPad Smart Cover.

Megjithatë, këto janë vetëm të dhënat nga raportet mediale, ndërsa ende pritet konfirmimi dhe ftesa zyrtare për mediat nga HTC/Google për ngjarjen e kushtuar linjës së produkteve Nexus. (Telegrafi)