LAJMI I FUNDIT:

Samsung vazhdon prodhimin e çipave për rivalin Apple

Samsung vazhdon prodhimin e çipave për rivalin Apple

Kim Ki-nam, presidenti i biznesit të gjysmëpërçuesve elektronik të Samsung dhe kreu i Systems LSI, u tha gazetarëve në selinë e Samsung në Seul se sapo kompania të fillojë me furnizimin e kompanisë Apple me çipa që përdorin teknologjinë e saj të fundit, fitimet e saj "do të përmirësohen pozitivisht".

Në fund të vitit, Samsung pritet të fillojë prodhimin e procesorëve (AP) për klientët si Apple, Qualcomm, dhe AMD, duke përdorur procesorin e saj me 14-nanometra.

Kim nuk pranoi të komentojë rreth kohës kur Samsung do të fillojë prodhimin në masë të këtyre procesorëve për klientët e saj.

Suwon, është njëri nga dy krijuesit e procesorit A8 të Apple që aktualisht përdoret në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, ndërsa prodhuesi tjetër i këtij procesori është kompania tjetër – TMSC. A8 është duke u bërë duke përdorur procesin me 20-nanometra.


Prej vëllimit të përgjithshëm të çipave të dedikuar për Apple, Samsung thuhet se do të prodhojë rreth 30 për qind, ndërkohë që TSMC do ta marrë pjesën e mbetur prej 70 për qind, thonë burime të njohur me çështjen.

Samsung tashmë ka një kontratë me Apple për të prodhuar pasardhësin e A8, të quajtur A9, i cili do të bëhet duke përdorur procesin me 14-nanometra.

Apple ka qenë vazhdimisht duke i prerë lidhjet e saj me Samsung, një nga furnizuesit më të mëdhenj të komponentëve të pajisjeve të saj mobile në vitet e fundit.

Apple e ndërpreu furnizimin me ekrane nga Samsung në vitin 2012, dhe i është kthyer rivalit të saj LG, për sasitë kryesore të ekraneve. (Telegrafi)