LAJMI I FUNDIT:

LIVE: Apple prezanton orën Watch

LIVE: Apple prezanton orën Watch

Siç është pritur për një kohë të gjatë tashmë, Apple sot e ka zbuluar edhe orën e saj të mençur, Apple Watch.

Tani, ora e Apple do të konkurrojë me modelet rivale të orëve, sikurse ajo e Samsung, Gear S e cila është prezantuar së fundmi, por edhe Moto 360 dhe LG G Watch R.

Mirëpo, për dallim nga thashethemet e deritashme, ora e mençur e Apple, nuk quhet iWatch, por vetë Watch, dhe në prezantimin e saj zyrtar ka pasur duartrokitje të mëdha në ngjarjen e madhe mediale të Apple.

Ora e Apple, Watch përfshin një ndërfaqe unike të përdoruesit, të cilën Apple e ka dizajnuar ndaras nga ajo që e ka në pajisjet tjera mobile, dhe e cila navigohet nga “Kurora Digjitale” (origjinal: Digital Crown), në anën e djathtë të orës, dhe ua mundëson përdoruesve të ndërveprojnë me orën dhe aplikacionet, si dhe të kthehen në faqen kryesore me lehtësi.


Disa nga karakteristikat e Apple Watch përfshijnë infrared’in dhe LED të dukshëm, bashkë me foto-sensorët të cilët mund ta detektojnë shkallën e pulsit tuaj, si dhe aktivitetin tuaj ditor.

The Apple Watch do të jetë në dispozicion në tri versione, duke përfshirë Apple Watch, Apple Sport dhe Apple Edition.