LAJMI I FUNDIT:

Apple ka patentuar dyqanet në formë kubi të mbështjella me xhama

Apple ka patentuar dyqanet në formë kubi të mbështjella me xhama

Zyrtarët e kompanisë, kanë njoftuar që dyqanet në formë kubi që janë në tërë anët të mbështjellë me xhama, i përkasin vetëm Apple.

Të gjitha objektet tjera që do ndërtohen në këtë formë, duhet së pari të marrin lejen nga kompania e pajisjeve teknologjike.

Aplikimi për këtë patentë, ishte bërë nga kompania në tetor të vitit 2012, ndërsa është aprovuar më 26 gusht të këtij viti.


Ndër krijuesit e këtij objekti të mbështjellë në xhama, është edhe themeluesi i Appla Steve Jobs./Telegrafi/