LAJMI I FUNDIT:

Furra e zgjuar me mikrovalë

Furra e zgjuar me mikrovalë

Arsye shtesë që të keni më shumë ushqim në tavolinën e punës, është kjo furrë me mikrovalë që lidhet me kompjuterin e juaj.

Të gjitha të dhënat, se sa do të zgjasë pjekja e gjellës, do të vijnë në kompjuter, e po ashtu edhe lajmërimi kur është gati ushqimi.

Ky është një lajm i mirë për njerëzit që e presin kohën e drekës, por një lajm i keq për vijën e trupit.


Ushqimin e preferuar, mund të fusni në mëngjes në ‘Bainwaiv’ dhe të rregulloni që të pjeket dhe të jetë gati, atëherë kur ju dëshironi.

Kjo paisje e krijuar nga Steve Gates, është ende në fazën konceptuale dhe nuk dihet nëse do të prodhohet për shitje./Telegrafi/