LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Gear S, orën e mençur me SIM kartelë

Samsung prezanton Gear S, orën e mençur me SIM kartelë

Samsung të enjten e zbuloi Gear S, modelin e saj të fundit të orës së mençur e cila gjithashtu funksionin edhe si një telefon i mençur mobil.

Pajisja nuk bazohet në sistemin operativ Android apo Android Wear, dhe në vend të tyre mbështetet në platformën e saj vetanake të cilën e njohim si Tizen.

Kështu, Gear S është pajisja e parë e dorës që bazohet në Tizen dhe përmban SIM-kartelë, për tu shndërruar në telefonin e parë të mençur që bazohet në Tizen.

Ashtu siç thuhej më parë, Gear S vjen me mbështetje për rrjetin 3G, që mundëson realizimin e thirrjeve dhe dërgimin e mesazheve, edhe pa nevojën e posedimit të një telefoni. Gear S vjen edhe me ekranin e lakuar.


Kur është fjala për pjesën harduerike, Gear S ofron ekranin me diagonalen prej 2-inç në Super AMOLED me rezolucionin prej 480 x 360 pikselëve, procesorin me 1GHz dual-core, 512MB RAM, dhe 4GB hapësirë të magazinimit të përmbajtjes, si dhe lidhjet për rrjetet Wi-Fi, GPS, Bluetooth, bashkë edhe me sensorin e të rrahurave të zemrës, rezistencën ndaj pluhurit dhe ujit, si dhe baterinë me 300mAh.

Në njoftimin e saj për shtyp, Samsung tha se përdoruesit e Gear S do të kenë qasje në karakteristikat standarde të një telefoni të mençur, sikurse njoftimet dhe aplikacionet për palestër, përditësimet e fundit të The Financial Times, qasjen në Facebook dhe Nike + Running. (Telegrafi)