LAJMI I FUNDIT:

Hulumtuesit në Hong Kong kanë krijuar pastrues shumë efikas të ujit

Hulumtuesit në Hong Kong kanë krijuar pastrues shumë efikas të ujit

Qeveria kishte ndarë një fond prej një milion dollarësh, që hulumtuesit e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, të krijonin një pastrues uji, që asgjëson 99% të bakterieve.

Rezultatet kanë dalë shumë pozitive dhe pajisja tashmë është e përballueshme për të gjithë sepse kushton më pak se tre dollarë.

Pajisja e vogël që mund të mbahet në shuplakë të dorës, ka evojë për vetëm një bateri që mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

Në këtë pajisje që pulson 100 herë në sekond, bakteriet mbeten në plazëm dhe në muret anësore, kurse uji pastër rrjedhë nga pjesa tjetër.


Sipas krijuesve të këti mjeti pastrues, nuk është dashur vetëm të kursehen njerëzit nga faktuart që do të paguanin në spital, por të jetë në disponim edhe të atyre që nuk kanë as kushte elementare për jetë.

Në bazë të testeve të para, kjo paisje është cilësuar efikase, pasi uji që ka rrjedhur nga ajo ka qenë plotësisht i pastër./Telegrafi/