LAJMI I FUNDIT:

HTC Nexus Tablet sjell edhe NVIDIA Tegra K1?

HTC Nexus Tablet sjell edhe NVIDIA Tegra K1?

Dje gjatë ditës kemi dëgjuar disa detaje për modelin e ri të telefonit Nexus, ndërsa tani radhën e ka publikimi i detajeve të reja të cilat kanë rrjedhur për tabletin Nexus, përkatësisht modelin e ri të tabletit i cili pritet të quhet HTC Nexus Tablet.

Më herët ishte thënë se HTC Nexus Tablet do të mbështetet nga procesori mobil NVIDIA Tegra K1 64-bit, ndërsa raporti i ri i publikuar nga CPU-Z e ka konfirmuar këtë informatë për procesoin e ri Nexus.

Bashkë me procesorin 64-bit NVIDIA Tegra K1, modeli i ri i tabletit HTC Nexus Tablet gjithashtu pritet të sjell edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 8.9 inç me Quad HD dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.

HTC Nexus Tablet do të sjell së paku 2GB RAM dhe opsionet me 16GB apo 32GB memorie të brendshme, bashkë me kamerën e pasme me 8MB me Optical Image Stabilization.


Tableti i ri Nexus thuhet se do të vijë në tetor, bashkë me versionin e fundit të platformës mobile të Google, Android 5.0 L. (Telegrafi)