LAJMI I FUNDIT:

LG G lanson orë tjetër të zgjuar (Video)

LG G lanson orë tjetër të zgjuar (Video)

Vetëm pak kohë pasi lansoi orën e zgjuar Android, vjen ‘LG G Watch’ në formë rrethore.

Kjo është e tëra që kemi kuptuar nga reklama që ka lëshuar kompania e pajisjeve të zgjuara teknologjike.

Nuk dihet se çfarë do të përmbajë kjo orë dore, por do të mësohet prej datës pesë deri më dhjetë shtator të këtij viti.

Detajet do të bëhen të ditura në panairin e teknologjisë ‘IFA 2014’ që do të zhvillohet në Berlin të Gjermanisë, ku pritet të prezantohet ora e dorës./Telegrafi/