LAJMI I FUNDIT:

LG G Pad 8.0 edhe në versionin me LTE

LG G Pad 8.0 edhe në versionin me LTE

Para disa muajsh, LG e ka prezantuar linjën e saj të tabletëve G Pad, përkatësisht modelet LG G Pad 7.0, G Pad 8.0, dhe G Pad 10.1, me të cilat kompania është munduar të rivalizojë me modelet e linjës së Samsung, tabletët Galaxy Tab.

Modelet e Samsung Galaxy Tab 4 të cilat janë lëshuar në muajin prill ofrojnë mundësinë e lidhjes në rrjetet LTE, ndërsa këto të LG-së nuk e kishin këtë opsion për përdoruesit.

Megjithatë, tani LG ka njoftuar se është në përgatitje të versioneve të reja të tabletëve G Pad, përkatësisht modelin G Pad 8.0, i cili do të ofrojë mbështetje edhe për rrjetin LTE.

Përveç përfshirjes së mbështetjes për LTE, LG G Pad 8.0 nuk ndryshon nga versioni i rregullt, i cili ofron ndërfaqe shumë të mirë dhe funksionet tjera që mund të gjenden edhe në telefonin e saj të ri, LG G3, sikurse Touch & Shoot, Smart Keyboard, Gesture Shot, dhe Knock Code. (Telegrafi)