LAJMI I FUNDIT:

Me ‘Subwing’ për një eksperiencë interesante nën ujë (Video)

Me ‘Subwing’ për një eksperiencë interesante nën ujë (Video)

Është një sport tjetër ujor që po mahnitë pushuesit në mbarë Evropën, falë pajisjes ‘Subwing’.

Eksperiencën nën ujë tashmë mund të përjetoni duke fluturuar me krahët që lidhen me litarë, për barkën e shpejtë.

Me pak ushtrime, të gjithë mund të mësohen shpejtë me këtë mjet që e ka realizuar Simon Sivertsen.

Ky i fundit ishte adoleshent kur mori arka plastike pemësh, me të cilat krijoj një mjet të tillë për zhytje.


Norvegjezi Siversten nuk e la me kaq, por këtë mjet e patentoi dhe i ofroj prodhuesve të krijojnë për shitje.

Të gjithë mund të kenë të vetën këtë pajisje me fibra xhami për 490$ apo me fibra karboni që kushton 895$./Telegrafi/