LAJMI I FUNDIT:

Sony: Shitje të mira të PS4, por dobët me PC

Sony: Shitje të mira të PS4, por dobët me PC

Sony ka publikuar rezultatet e saj financiare për tremujorin e dytë të cilin e ka përfunduar më 30 qershor, ose tremujorin e parë fiskal për kompaninë. Në këtë kohë Sony ka grumbulluar 265 milionë dollar në të ardhurave neto nga totali prej 17.9 miliardë të të hyrave të përgjithshme – shifër e cila shënon një rritje prej 5.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pjesë kryesore e rezultateve positive financiare të Sony vjen nga departamenti i lojërave dhe rrjetit të shërbimeve, që përfshin edhe konsolën PlayStation 4, dhe filmave që janë shitur dhe kanë arritur majat e shikueshmërisë.

Sony ka raportuar edhe disa humbje, të cilat kompania ia ka atribuuar daljes nga biznesi i kompjuterëve personal, në të cilin ka pasur rënie drastike në shitjen për njësi, e cila ka shkuar deri në 33.8 për qind nga viti në vit.

Për fund duhet të thuhet se Sony ka gjeneruar 3.1 miliardë dollar nga shitja e telefonave të mençur, me humbje operative prej 27 milionë dollar për këtë tremujor. (Telegrafi)