LAJMI I FUNDIT:

TM2, prodhuesit e tabletëve shesin 49.3 milionë njësi

TM2, prodhuesit e tabletëve shesin 49.3 milionë njësi

Tregu global i tabletëve është rritur për 11%, për ta arritur shifrën prej 49.3 milionë njësive të shitura në tremujorin e dytë të vitit, thotë raporti më i ri i kompanisë së hulumtimeve, IDC.

Megjithatë, nëse shifrat krahasohen nga viti në vit, atëherë tregu i tabletëve ka rënë për 1.5%, duke filluar nga tre muajt e parë të vitit.

Jean Philippe Bouchard, drejtor në IDC për pjesën e tabletëve ka cituar tri arsye për rënien e tabletëve. Njëra ndër arsyet kryesore ka qenë numri në rritje i telefonave të mençur me ekran më të madh, dhe arsyeja tjetër është ruajtja e tabletëve më të vjetër, dhe mos-përditësimi i tyre me modele të reja.

Përkundër këtij trendi rënës, Apple e ka ruajtur kreun me 13.3 milionë njësi të iPad-ëve të shitur për tremujorin e dytë (TM2).


Tremujor të ngjashëm ka pasur edhe Samsung, e cila ka shitur më pak njësi, ndërsa Lenovo ia ka zënë vendin e tretë kompanisë Asus, me 2.4 milionë njësi të shitura. Asus është radhitur si prodhuesi i katërt me 4.6% të tregut, e pasuar nga Acer e cila mban 2% të tregut global të tabletëve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple mund të bëhet prodhuesi më i madh i telefonave në vitin 2025

Apple mund të bëhet prodhuesi më i madh i telefonave në vitin 2025

Teknologji
Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Teknologji
Cyberpunk 2077 tani ka DLSS 3 për të rritur shpejtësinë e kornizave

Cyberpunk 2077 tani ka DLSS 3 për të rritur shpejtësinë e kornizave

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Teknologji
iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

Teknologji
Bashkëthemeluesi i Facebookut ka thënë kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Bashkëthemeluesi i Facebookut ka thënë kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Kalo në kategori