LAJMI I FUNDIT:

iPad Mini 3 do të jetë 30 për qind më i hollë

iPad Mini 3 do të jetë 30 për qind më i hollë

Apple pritet ta lansojnë versionin e ri të iPad Mini 3 dhe iPad Air 2 më vonë gjatë këtij viti, ndërsa thashethemet e shumta për këto dy modele të reja të tabletëve nuk kanë të ndalur.

Kur Apple e prezantoi modelin e iPad Air vitin e kaluar, tableti kishte dizajn tërësisht të ri dhe ishte më i hollë sesa modeli paraprak, ndërsa tani duket se një strategji të ngjashme Apple do ta ndjek edhe për iPad Mini 3.

Sipas një raporti të ri thuhet se iPad Mini 3 do të jetë rreth 30 për qind më i hollë sesa modeli ekzistues iPad Mini 2, ndërsa pretendohet se tableti i ri do të jetë edhe më i ndritshëm sesa iPad Mini 2.

Modeli i ri i iPad Mini gjithashtu pritet të sjell përditësime të shumta në harduer, ekranin e njëjtë Retina, si dhe procesor dhe RAM më të shpejtë sesa paraardhësi i tij.


Apple pritet ta lansojë procesorin e ri mobil Apple A8 në iPhone 6, por besohet se i njëjti procesor do ta mbështesë edhe iPad Mini 3 dhe iPad Air 2. Risi tjetër e gjeneratës së re të tabletëve të Apple, iPad Mini dhe iPad Air pritet të jetë edhe sensori i gishtërinjëve sikurse në iPhone 5S, por në versionin e ri dhe të përmirësuar të TouchID. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple mund të bëhet prodhuesi më i madh i telefonave në vitin 2025

Apple mund të bëhet prodhuesi më i madh i telefonave në vitin 2025

Teknologji
Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Teknologji
Cyberpunk 2077 tani ka DLSS 3 për të rritur shpejtësinë e kornizave

Cyberpunk 2077 tani ka DLSS 3 për të rritur shpejtësinë e kornizave

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Teknologji
iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

Teknologji
Bashkëthemeluesi i Facebookut ka thënë kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Bashkëthemeluesi i Facebookut ka thënë kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Kalo në kategori