LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note 4 sjell edhe ekranin Retina?

Galaxy Note 4 sjell edhe ekranin Retina?

Për një kohë shumë të gjatë tani flitet për fabletin e ri të Samsung, përkatësisht modelin Galaxy Note 4, ndërsa tani ka zëra që thonë se pajisja e re e Samsung do të paraqitet në vjeshtë në tregun ndërkombtar.

Fillimisht thuhej se Samsung Galaxy Note 4 do të vijë me një skaner të gishtave gishtave, edhe pse më pas u tha se ekrani i Note 4 do të vijë me Retina, me të cilin fableti do tu ofrohet përdoruesve të saj.

Sipas një raporti të fundit, bëhet e ditur se Samsung do ta integrojë ekranin Retina në ndërfaqen e saj TouchËiz, dhe për këtë madje Samsung e ka regjistruar edhe një patentë pranë autoriteteve përkatëse, përmes së cilës e ka demonstruar edhe mënyrën e funksionimit të ekranit dhe ndërfaqes së saj.

Samsung do ta lëshojë gjeneratën e re të fabletit të saj në dy opsione për procesorë: njëri do të jetë quad core Snapdragon 805, dhe tjetri 8 core Samsung Exynos 5433, i cili do ta mbështesë edhe procesorin me 64-bit.


Galaxy Note 4 do të vijë me ekranin prej 5,7 inç në Quad HD, me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, 3GB RAM dhe mundësinë e zgjerimit të hapësirës me kartelat microSD.

Karakteristikat e tjera që thuhet se do ti sjell versioni i ri i fabletit, Samsung Galaxy Note 4 përfshijnë edhe kamerën e përparme me 3,7MP dhe atë të pasmen me 12MP, që do të sjell edhe stabilizuesin optik të fotografisë.

Galaxy Note 4 besohet se do të prezantohet zyrtarisht në shtator, në konferencën e Samsung për media që do ta mbajë në panairin e IFA-së në Berlin, gjatë muajit shtator. /Telegrafi/