LAJMI I FUNDIT:

Google Ventures, bën gati 100 milionë për idetë më të mira evropiane

Google Ventures, bën gati 100 milionë për idetë më të mira evropiane

Pas spekulimeve të mediave javën e kaluar, Google e ka konfirmuar se ajo është duke e nisur një degë të re europiane të fondit të saj investues, Google Ventures.

Fondi i parë europian i kompanisë është 100 milionë dollarë dhe do të përdoret që ajo të "investojë në idetë më të mira nga sipërmarrësit më të mirë evropian, dhe për tu ndihmuar atyre të sjellin këto ide në jetë".

Kompania ka një ekip fillestar prej katër ortakëve të përgjithshëm në zyrën e saj evropiane në Londër, i cili, siç raporton Financial Times përfshin Eze VIDRA nga Google Europe, sipërmarrësin Tom Hulme, investitorëve engjëll Peter Read, dhe kreun e Code.org, Avid Larizadeh.

Përveç tyre, në ekip është bashkuar edhe partneri ekzistuese i Google Ventures, MG Siegler, i cili do të mbetet i përfshirë me degën e SHBA-së, por të shërbejë si një "ndërlidhës" në Evropë, thotë Google.


Ekipi do të bazohet në Clerkenwell, një “luginë e silikonit” e Londrës, por i njëjti do të investojë në të gjithë Evropën. / Telegrafi/