LAJMI I FUNDIT:

Gartner: Tregu global i PC-ve rritet në 2015

Gartner: Tregu global i PC-ve rritet në 2015

Tabletët pritet t’i tejkalojnë kompjuterët personal (përfshirë kompjuterët desktop dhe laptopët) deri në vitin 2015, thuhet sipas një raporti të publikuar nga firma e njohur e hulumtimeve, Gartner.

Dërgesat e tabletëve pritet të rriten në më shumë se 320 milionë njësi në vitin e ardhshëm, në krahasim në 256 milionë njësi sa parashikohen të jenë në vitin 2014.

Ndërsa, dërgesat e kompjuterëve personal megjithatë në masë të madhe pritet të mbeten të njëjta me një përmirësim të vogël (duke shkuar nga 308 milion në 317 milliion njësi).

Gartner ia atribuon këtë "ringjallje relative" tregut të kompjueterëve personal, ciklit të zëvendësimit të kompjuterëve në sektorin e biznesit, dhe përditësimeve në sistemin operativ Windows.


"Pas rënies me 9.5 për qind në vitin 2013, tregu global i PC-ve është në ritmëm të ngadalshëm në rritje me vetëm 2.9 për qind, në vitin 2014" thuhet sipas analsitëve të tregut nga kompania Gartner. /Telegrafi/