LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton tabletin G Pad 10.1

LG prezanton tabletin G Pad 10.1

LG e ka bërë prezantimin global të tabletit të saj të ri në Android, përkatësisht modelin LG G Pad 10.1. Fillimisht, tableti do të lansohet në SHBA, për tu pasuar më pas edhe në vendet e tjera të botës.

LG G Pad 10.1 posedon ekranin me 10.1 inç në WXGA me rezolucionin prej 1280 x 800 pikselëve, procesorin quad core 1.2GHz Snapdragon nga Qualcomm.

Karakteristikat tjera të LG G Pad 10.1 përfshijnë edhe 1GB RAM, 16GB memorie të brendshme, plus portin për kartelën microSD për zgjerimin e hapësirës.

Në pjesën e përparme tableti ofron edhe kamerën me 1.3 mega-piksel dhe atë me 5 mega-piksel, në anën e pasme.


LG G Pad 10.1 sjell Android 4.4.2 KitKat, dhe baterinë me 8000 mAh, lidhjet për WiFi, Bluetooth, ndërsa vjen në versionet me ngjyrë të zezë dhe të kuqe. /Telegrafi/