Sa herë që Apple bëhet gati për lansimin e një produkti të ri, çoftë modelin e ri të iPhone, iPad apo një pajisje tjetër atraktive, atëherë zhvilluesit e aplikacioneve mobile dhe dizajnerët nga mbarë bota aktivizohen dhe bëjnë koncepte të dizajnit dhe funksioneve të mundshme që do t’i ketë pajisja e re e gjigantit amerikan, Apple.
Në shumë raste, Telegrafi ju ka prezantuar koncepte të ndryshme të iPhone apo iPad, të cilat janë bërë nga dizajnerë dhe zhvillues të ndryshëm në botë, ndërsa kësaj radhe, lexuesit e portalit më të madh shqiptar do ta kenë kënaqësinë e leximit dhe vlerësimit të një koncepti të cilin dizajneri Luan Gjokaj e ka bërë për orën e re të mençur të Apple, për të cilën tashmë një kohë të gjatë flitet, dhe publikohen data të mundshme të lansimit në treg.
Në portfolion e Luanit në rrjetin Behance mund të shihen të gjitha pamjet e konceptit të tij për iWatch, dhe nëse ato shihen nga ekipi i Apple, krijuesi i këtij koncepti mbase do të mund të kontaktohet nga prodhuesi i iPhone, për tu zbatuar në ndërfaqen e iWatch.
Në fakt, koncepti i bërë nga Luani është i detajuar, pasi që në prezantim shihet ekrani i iWatch gjatë hapjes dhe mbylljes së orës, shfaqja dhe radhitja e aplikacioneve, leximi i SMS porosive, paraqitja e një numri thirrës në orë, apo edhe grafikat e aplikacionit për përcjelljen e shëndetit të përdoruesit të iWatch.
Nëse shkohet më tej, vërehen edhe propozimet e bëra për njoftimet që i merr përdoruesi i iWatch për takime, mesazhet nga të tjerët, apo edhe hartat për navigim përmes orës së tij të mençur.
Koncepti i Luan Gjokajt në Behance është vlerësuar lart edhe nga anëtarët tjerë të Behance, të cilët vijnë nga vendet e ndryshme të botës, por edhe nga ne, si staf i Telegrafi.com, të cilët i përcjellim shumicën e ngjarjeve kryesore të lidhura me kompaninë Apple, por edhe konceptet e bëra nga të tjerët për produktet e kompanisë më të njohur botërore për produkte me dizajnin unik.
Pyetja jonë për ju Telegrafista është: a do ta blinit orën e Apple, iWatch nëse e njëjta do ta kishte këtë dizajn tepër modern dhe të thjeshtë për tu përdorur? Na tregoni përshtypjet tuaja në komentet më poshtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMeta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani
ChatGPT jashtë funksioni
Instagram po teston opsionin "Pusho pak"
PES 2021, loja e famshme tani është plotësisht falas për tu shkarkuar!
Samsung Galaxy S25 Slim nuk do të dalë në treg deri në maj?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite