Fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës së këtij viti do të jenë periudha shumë të rëndësishme për Apple. Pas disa muajsh pa produkte të reja kompania amerikane pritet që “ta thyejë heshtjen” me dy modele të reja të iPhone 6, të cilëve besohet se do t’ua rrisë madhësinë e ekranit.
Mirëpo, kjo nuk është e tëra që pritet nga Apple, pasi që në periudhën e njëjtë kohore pritet që Apple të sjell edhe versionin e ri të laptopit të hollë Mac Book Air me ekranin Retina 12”, Apple TV të re, orën iWatch, një iPad Mini të freskuar, si dhe gjeneratën e gjashtë të iPad-it kryesor, të cilit tani i referohet si iPad Air 2.
Tani, një koncept-dizajn i ri i tabletit besohet të jetë një përfaqësim i saktë i gjeneratës së ardhshme të iPad Air 2, pasi që bën krahasim me modelin aktual iPad Air, dhe i shfaq dallimet por edhe risitë e gjeneratës së re të tabletit të Apple.
Format e ndryshme të koncept-dizajneve të produkteve të Apple kohë pas kohë besohet se janë rrjedhje të qëllimshme të partnerit të Apple, Foxconn, pasi që disa prej tyre dalin të jenë shumë të sakta sa i përket pamjes së pajisjeve të reja.
Në krahasimin e iPad Air 2 me modelin e tanishëm të iPad Air, shihet se modeli i ri është dukshëm më i hollë se Air aktual. Në video gjithashtu mund të shohim se Touch ID – skaneri i gjurmëve të gishtave e ka zëvendësuar me sa duket butonin e vjetër, që është në përputhje me thashethemet e mëparshme për iPad-in e ri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?
Zbulohet prototipi i ‘joystickut’ të Xbox, që nuk është parë më herët
Prezantohet Sony PlayStation 5 Pro
Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit