LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Gear Live, LG modelin G Watch

Samsung prezanton Gear Live, LG modelin G Watch

Samsung sot ka njoftuar se do ta lansojë orën e saj të mençur të bazuar në sistemin e ri operativ të Google, Android Wear, i cili iu dedikohet pajijseve mobile që barten në trup.

Modelin e ri të orës së saj, Samsung ka vendosur ta quajë Samsung Gear Live, dhe prezantimin zyrtar të saj e ka bërë sot në konferencën e Google, I/O, ndërsa do të garojë menjëherë më orën e re të LG, G Watch.

Të dy modelet e reja të orëve do të jenë në dispozicion për para-porosi në Play Store, duke filluar prej sot.

Ndërsa, fatkeqësisht ora e Motorola’së, Moto 360 do të prezantohet në konferencë, mirëpo nuk do të jenë e gatshme për tu blerë me para-porosi, prej sot. /Telegrafi/