LAJMI I FUNDIT:

LG G Watch zbulohet tërësisht!

LG G Watch zbulohet tërësisht!

LG G Watch është një nga orat e para që janë mundësuar nga sistemi operativ i Google për orët, i cili është i njohur si Android Wear.

Në ditët e fundit, janë dëgjuar një numër i thashethemeve në lidhje me LG G Watch, ndërsa tani ora e prodhuesit të famshëm aziatik është paraqitur edhe në faqen gjermane të Google Play Store.

Kohët e fundit, një pamje e LG G Watch është parë edhe në faqen e Reddit, duke treguar orën e re të kompanisë LG në gjitha detajet e mundshme.

Megjithatë, pamjet e fundit të zbuluara në Reddit nuk janë të ndryshme nga rrjedhjet e mëparshme që mbase i kemi parë të gjithë.


Pajisja pritet të vijë me ekranin prej 1.65 inç në një rezolucion prej 280 x 280 pikselëve, si dhe procesorin quad-core Snapdragon 400 me 1.2GHz. LG G Watch thuhet se do të vijë edhe me portin kartën SIM, si dhe një bateri e cila do tu ofrojë përdoruesve një kohë të mirë të baterisë.

LG G Watch pritet të prezantohet në Google I/O më von gjatë këtij muaji. Thashethemet sugjerojnë se ora e LG do të vijë në Britani të Madhe më 7 korrik./Telegrafi/