LAJMI I FUNDIT:

Google AutoLink i bën edhe veturat e mençura

Google AutoLink i bën edhe veturat e mençura

Apple CarPlay është lëshuar para pak kohësh në treg, dhe shërbimi tanimë është funksional në dy modele të veturave, ndërsa Appple ka thënë se ka arritur marrëveshje me emrat më të mëdhenj të industrisë automobilistike për integrimin e CarPlay, duke përfshirë emrat e prodhuesve si Volvo, BMW, Mercedes dhe jo vetëm. Por Google nuk ka qëndruar duarkryq, pasi që këtë muaj është paralajmëruar lansimi i rivalit të CarPlay.

Google mendohet se do ta prezantojë rivalin e CarPlay në konferencën e saj të zhvilluesve – Google IO Developer Conference e cila mbahet më vonë gjatë muajit, dhe thuhet se platforma e re e Google do të quhet Google Auto Link.

Google AutoLink është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Open Automotive Alliance, e cila përfshin emrat e mëdhenj të kompanive globale sikurse Google, Audi, GM, Honda, Hyundai dhe NVIDIA.

Pritjet janë që Google AutoLink të funksionojë ngjashëm sikurse Apple CarPlay, duke lejuar prnaimin dhe dërgimin e thirrjeve telefonike, mesazheve, dhe emailave, pa e prekur aspak telefonin tuaj Android.


Kompanitë si Audi tashmë përdorin Google Maps si pjesë të navigacionit të tyre, ndërsa Hyuandi tashmë përdor disa shërbime të Google Voice në veturat e saj.

Përveç AutoLink, në Google IO priten të zbulohen edhe shumë risi tjera, duke përfshirë Android 5.0 dhe tabletin e ri, Nexus 8. Konferenca e Google IO do të mbahet më 25 dhe 26 qershor. /Telegrafi/