Muajin e kaluar ishte thënë se Samsung ka plane për të rivalizuar me pajisjet e realitetit virtual, përkatësisht Oculus Rift dhe Sony Project Morpheus, duke krijuar pajisjen e saj të realitetit virtual, të cilën besohet se do ta quajë Samsung Gear VR.
Samsung kohëve të fundit dorëzoi një patentë për Samsung Gear VR me USPTO, dhe sipas një raporti të fundit nga Sammobile thuhet se kompania jugkoreane është duke punuar me krijuesin e Oculus Rift, Oculus VR për krijimin e pajisjes së re të këtij segmenti.
Samsung Gear VR besohet se do të vijë me ekranin OLED, dhe pajisja është projektuar me sa duket për të punuar me një varg pajisjesh mobile të Samsung, duke përfshirë disa modele të telefonave dhe tabletëve të saj.
Vegla e re e Samsung e cila vendoset në kokë pritet të lidhet me tabletat dhe telefonat e linjës Galaxy përmes kabllos, por për fat të keq këto janë detajet e vetme që aktualisht dihen për pajisjen deri tani.
Ende nuk është e qartë se sa larg ka arritur Samsung me pajisjen e saj të re – Samsung Gear VR, edhe pse mund të jetë e mundur që ta shohim atë të debutojë në treg në shtator të këtij viti, së bashku me Samsung Galaxy Note 4.
Por, natyrisht mbase edhe mund të duhet të pritet deri vitin e ardhshëm për ta parë Gear VR nga Samsung. /Telegrafi /
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?
Zbulohet prototipi i ‘joystickut’ të Xbox, që nuk është parë më herët
Prezantohet Sony PlayStation 5 Pro
Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit