LAJMI I FUNDIT:

Tabletët LG G Pad vijnë në Evropë

Tabletët LG G Pad vijnë në Evropë

LG ka prezantuar linjën e re të tabletëve LG G Pad në Evropë, përkatësisht modelet LG G Pad 7.0 të cilin do ta prezantojë këtë javë, dhe modelet LG G Pad 8.3 dhe LG G Pad 10.1 që vijnë brenda disa javëve të ardhshme.

Tabletët e rinj të linjës LG G Pad vijnë me specifika të ngjashme, përveç madhësive të ndryshme të ekraneve. Secili prej tyre vjen me procesorin quad core 1.2GHz, 1GB RAM, dhe rezolucionin prej 1280 x 800 pikselëve.

LG G Pad 7.0 sjell ekranin me 7 inç në IPS (1280 x 800, WXGA), procesorin 1.2GHz Quad-Core, memorien prej 8GB eMMC, 1GB RAM, dhe portin microSD, kamerën e pasme me 3MP, dhe atë të përparmen me 1.3MP, baterinë me 4000mAh, rrjetin WiFi, si dhe QPair 2.0, Smart Keyboard dhe Knock CodeTM.

Ndërsa, LG G Pad 8.0 sjell karakteristikat sikurse ekrani me 8 inç në IPS (1280 x 800, WXGA), procesorin 1.2GHz Quad-Core, 16GB eMMC, 1GB RAM dhe portin për microSD, baterinë me 4000mAh, kamerat 5MP dhe 1.3MP, plus specifikat tjera përcjellëse të ngjashme me modelin 7.0.


Karakteristikat kryesore të LG G Pad 10.1 përfshijnë ekranin me 10.1-inç në IPS (1280 x 800, WXGA), procesorin 1.2GHz Quad-Core, memorien 16GM eMMC me 1GB RAM, microSD, kamerat 5MP dhe 1.3MP, si dhe baterinë me 8000mAh.

Çmimet e secilit model është thënë se do të bëhen të ditura në ditën e lansimit, dhe do të prezantohen në tregjet lokale, në të cilat arrin secili model i tabletit. /Telegrafi/