LAJMI I FUNDIT:

Sony PlayStation TV vjen edhe në Evropë

Sony PlayStation TV vjen edhe në Evropë

Sony më herët e kishte lansuar PlayStation Vita TV në Japoni dhe në kontinentin aziatik vitin e kaluar, ndërsa tani ka njoftuar se pajisja e njëjtë do të fillojë të ofrohet edhe në Evropë me emrin - Sony PlayStation TV, ndërsa në vjeshtë të këtij viti do të ofrohet edhe në tregun amerikan.

Sony PlayStation TV do të shitet për 99 euro në Evropë dhe 99 dollarë në SHBA. Funksioni kryesor i pajisjes do të jetë mundësimi i transmetimit të lojërave të konsolës PS4 në çdo televizor në shtëpinë tuaj.

PlayStation TV do të shitet si pajisje e veçantë apo edhe e kombinuar me kontrollorët DualShock, me 8GB dhe kabllor HDMI.

Pajisja gjithashtu do të mundësojë luajtjen e lojërave të PS3 në PlayStation Noë dhe të ju mundësojë lëshimin e filmave, lojërave dhe përmbajtjes tjetër në TV. /Telegrafi /