LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Smartwatch do mbështes edhe platformat Android dhe iOS

Microsoft Smartwatch do mbështes edhe platformat Android dhe iOS

Kohëve të fundit është thënë se Microsoft është duke u bërë gati ta lansojë një orë të mençur, e cila do të jetë shumë unike për dallim nga modelet tjera rivale të cilat tashmë ekzistojnë në treg, raporton Forbes.

Microsoft Smartwatch thuhet se do të funksionojë edhe në platformat tjera rivale të Microsoft, përveç Windows Phone.
Më saktësisht, thuhet se ora e Microsoft do të punojë edhe në sistemet operative rivale sikurse Android dhe iOS.

Ndërsa, në mesin e funksioneve të reja thuhet se do të jetë edhe opsioni për përcjelljen e shëndetit të përdoruesit, si dhe aktivitetit të fitnesit.

Sipas Forbes, ora e re e Microsoft do të përdor ‘ekspertizën optike e cila është e ndërtuar në Microsoft Xbox Kinect, dhe e njëjta do të mundësojë matjen e pulsit të zemrës brenda 24 orëve.


Këto specifika besohet se do ti japin përparësi orës së Microsoft, pasi të njëjtat nuk ofrohen nga rivalët e saj, sikurse Samsung apo Apple. /Telegrafi/