LAJMI I FUNDIT:

Nexus 8, gjithnjë e më afër?

Nexus 8, gjithnjë e më afër?

Gjurmët e Nexus 8 janë gjetur kur një pajisje e quajtur “flounder” ka rrjedh në një kod të Google.

Ndërsa tani sipas faqes së teknologjisë, Myce thuhet se tableti misterioz për të cilin është folur deri më tani është pikërisht Nexus 8.

Njëra ndër raportet e shumta mediale thotë se Nexus 8 do të vijë me procesorin Tegra, me dy versione; në 32-bit dhe 64-bit CPU.
Por momentalisht pritjet janë që Google të dal në treg me procesorin 64-bitpër të rivalizuar me iPad Mini, në të cilin Apple ka vendosur çipin A7 64-bit.

Pasi që konferenca e zhvilluesve e Google I/O pritet të mbahet më 25 dhe 26 qershor. mendohet se Google do të jap edhe më shumë detaje për tabletin e ri Nexus 8, edhe pse para pak ditësh ishte thënë se Google po mendon ta braktis linjën e pajisjeve mobile Nexus, në favor të krijimit të Android Silver. /Telegrafi/