LAJMI I FUNDIT:

Toshiba P55t, laptop me 4K për 1,500 dollarë

Toshiba P55t, laptop me 4K për 1,500 dollarë

Muajin e kaluar, Toshiba e paralajmëroi modelin e ri të laptopit P50t, të cilin tani do ta lansojë në SHBA të koduar me emrin Toshiba P55t.

Laptopi i Toshiba’së me 4K do të shitet për 1,500 dollarë, pas lansimit në tregun amerikan, i cili pritet të ndodhë më 22 prill.

Toshiba P55t sjell ekranin me 15.6 inç në 4K, i cili e ka rezolucionin prej 3,840 x 2,160 pikselëve, ndërsa vjen edhe me gjeneratën e katërt të procesorëve të Intel Core I7.

Karakteristikat tjera të laptopit të Toshiba’së me 4K përfshijnë edhe 16GB RAM, dhe portin 4K-ready HDMI, ndërsa pajisja sjell edhe memorien me 1TB 5400 RPM.


Toshiba P55t gjithashtu posedon edhe grafikat me 2GB AMD Radeon R9 M265, Bluetooth 4.0 dhe 802.11 ac WiFi.

Pritjet janë që ky model pas SHBA-ve, së shpejti të vijë edhe në Evropë. / Telegrafi /