LAJMI I FUNDIT:

Sony shet 1 milion PS4 për 24 orë!

Sony shet 1 milion PS4 për 24 orë!

Përmes një njoftimi për shtyp, Sony Computer Entertainment njoftoi sot se lansimi i konsolës së saj të shumë pritur - PlayStation 4 (PS4), përkatësisht sistemit kompjuterik argëtues rezultoi në 1 milion njësi të shitura përgjatë 24 orëve të para, pas debutimit zyrtar më 15 nëntor në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

“PS4 është projektuar me përkushtim të palëkundur për lojtarët, dhe ne jemi të ngazëllyer me reagimin e konsumatorëve, i cili ka qenë kaq fenomenal," tha Andrew House, President dhe CEO i Group, Sony Computer Entertainment, Inc.

“Shitjet e konsolës janë shumë të fuqishme në Amerikën Veriore, dhe ne presim që ky entuziazëm të vazhdojë edhe me rastin e lansimit të PlayStation 4 në Evropë dhe Amerikën Latine, gjë e cila do të ndodhë më 29 nëntor” tha më tej House. / Telegrafi /