LAJMI I FUNDIT:

iPod mbush 12 vjet

iPod mbush 12 vjet

Më 10 nëntor 2001, Apple e kishte lëshuar iPod-in e saj të parë, produktin e saj të famshëm për të cilin sot të gjithë kanë dëgjuar.

iPod shërbeu si pararojë e rëndësishme për kompaninë Apple, e cila më pas krijoi edhe pajsije të tjera mobile me të cilat ajo e ka pushtuar tregun botëror, dhe gjithnjë ka qëndruar përpara konkurrencës.

Është pajisja e parë mobile e Apple e cila ka bartur shkronjën “i” në emër, e cila më pas e ka përcjellur çdo produkt të saj, deri tek telefoni i saj i mençur, iPhone, i cili ka qenë një avancim i jashtëzakonshëm teknologjik.

Përdoruesit e iPod-it të asaj kohe e dinë se çmimi që duhej paguar për një iPod ishte 400 dollarë, dhe për këtë kosto, Apple ofronte vetëm 5GB memorie për përdoruesit, ndërsa sot me avancimet e jashtëzakonshme teknologjike gjërat kanë ndryshuar dhe Apple përsëri ka mbetur në krye të industrisë më produktet e saj të mençura mobile. / Telegrafi /