LAJMI I FUNDIT:

Sony shet 80 milionë njësi të PlayStation

Sony shet 80 milionë njësi të PlayStation

Që nga koha e lansimit nga viti 2006 e deri më sot, konsola e famshme Sony PlayStation 3 është shitur në më shumë se 80 milionë njësi, dhe ka arritur në çdo cep të botës. Këto të dhëna i ka publikuar vetë kompania Sony në një prezantim para investitorëve të saj.

Prej kohës së paraqitjes së konsolës në tregun global janë krijuar më shumë se 4300 lojra, pa i përfshirë edhe lojrat e shpërndarja nëpërmjet kanaleve digjitale, ndërsa Sony ka thënë se edhe pas daljes së gjeneratës së re të konsolës, PlayStation 4, në treg do të paraqiten edhe 300 titra të rinj të lojrave për këtë konsolë.

Sipas informacioneve të dhëna nga Sony, në rrjetin e PlayStation mund të gjenden më shumë se 220 mijë përmbajtje digjitale, prej të cilave rreth 72 mijë janë lojra, ndërsa të tjerat shtesa për këto lojra.

Në anën tjetër, konsola e re „PlayStation 4“ pritet të paraqitet në tregun amerikan më 15 nëntor, ndërsa në kontinentin evropian duhet të vijë dy javë më pas. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Google do t'i paguajë Arizonës 85 milionë dollarë për gjurmimin e përdoruesve të Android

Google do t'i paguajë Arizonës 85 milionë dollarë për gjurmimin e përdoruesve të Android

Kalo në kategori