LAJMI I FUNDIT:

Google shfaq pamjet e Nexus 8

Google shfaq pamjet e Nexus 8

Google e ka zbuluar edhe një pajisje të re mobile, por mendohet se këtë e ka bërë aksidentalisht. Me sa duket Google nuk është e mirë në ruajtjen e sekreteve, pasi që edhe për modelin e saj të fundit të telefonit, Nexus 5, shumë kohë para lansimit zyrtar ishin publikuar foto, video dhe karakteristika të tjera, të cilat më pas kanë rezultuar të jenë të sakta, pasi që të njëjtat janë prezantuar edhe zyrtarisht.

Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë model të ri të telefonit, pasi që Google rastësisht tani e ka publikuar një fotografi të tabletit të saj të ardhshëm të linjës Nexus – modelin e ri Nexus 8.

Fotografia e publikuar nga ArsTechnica shfaq tabletin e ri të Google për të cilin thuhet se do të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 8 inç dhe butonin në pjesën e sipërme të ekranit.

Për më shumë, Nexus 8 thuhet se do ta ofrojë edhe ekranin më të fundit të LG-së me 8.3 inç, që do të thotë se Google do të bashkëpunojë me LG edhe për krijimin e tabletit të saj të ri, dhe ta braktis partnerin e mëparshëm Asus me të cilët kishte krijuar tabletët e saj paraprak. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Google do t'i paguajë Arizonës 85 milionë dollarë për gjurmimin e përdoruesve të Android

Google do t'i paguajë Arizonës 85 milionë dollarë për gjurmimin e përdoruesve të Android

Kalo në kategori