LAJMI I FUNDIT:

Samsung shet 5 milionë Galaxy Note 3

Samsung shet 5 milionë Galaxy Note 3

Liderit botëror të telefonave mobil Samsung nuk i janë nëvojitur më shumë se një muaj për të shitur më shumë se 3 milionë fablet të ri - Galaxy Note 3.

Drejtuesi i kompanisë Samsung, J.K Shin ka thënë se kjo shifër paraqet dërgesat globale për këtë vit, ndërsa nëse këto të dhëna krahasohen me shitjet e Galaxy Note 2 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, atëherë këto shitje janë dyfishuar për kohën e njëjtë pas debutimit zyrtar.

Për gjeneratën e kaluar të fabletit, Galaxy Note 2, prodhuesit jug-korean i janë nevojitur dy muaj të plotë për të arritur në këto shifra të shitjeve, ndërsa për versionin e parë të Note janë dashur pesë muaj që të arrihet ky sukses.

Para pak kohësh, Samsung ka thënë se ka arritur të shesë mbi 40 milionë njësi të modelit të fundit të telefonit, Galaxy S4.


Të gjithë ata që kanë harruar specifikat e Samsung Galaxy Note 3 duhet thënë se fableti i fuqishëm i Samsung posedon ekranin me diagonalen prej 5.7 inç, ekranin Super AMOLED Full HD, 3GB RAM, si dhe çipat e Qualcomm Snapdragon 800 apo atë Exynos 5 Octa 5420. / Telegrafi / .

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Google do t'i paguajë Arizonës 85 milionë dollarë për gjurmimin e përdoruesve të Android

Google do t'i paguajë Arizonës 85 milionë dollarë për gjurmimin e përdoruesve të Android

Kalo në kategori