LAJMI I FUNDIT:

LG të prezantojë orën e mençur G Health, vitin e ardhshëm

LG të prezantojë orën e mençur G Health, vitin e ardhshëm

Para pak kohësh ishte thënë se LG do të jetë kompania e re e cila është duke e zhvilluar orën e saj të mençur, dhe tani me sa duket prodhuesi i famshëm aziatik ka vendosur për emrin e pajisjes së saj elektronike mobile, të cilën thuhet se do ta emërtojë LG G Health.

Me këtë emër, LG do ta përcjell linjën e saj të pajisjeve mobile nën shkronjën “G”, të cilën e ka përdorur edhe për telefonin e saj të mençur, LG G2 dhe fabletin e saj të ri me ekranin e lakuar, LG G Flex.

Sipas Phandroid thuhet se LG do të debutojë me orën e saj të mençur – LG G Health vitin e ardhshëm, ndërsa dihet se kjo nuk është kompania e vetme e cila po përgatitet të lansojë një orë të tillë në treg, pasi që janë edhe rivalët e saj të mëdhenj sikurse Google dhe Apple, të cilët besohet se janë në përgatitje të prezantimit të një produkti të ngjashëm.

Kompanitë e mëdha sikurse Sony dhe Samsung tashmë i kanë prezantuar orët e tyre të mençura në treg, ndërsa kësaj liste pritet t’i shtohen edhe kompanitë si LG, Apple dhe Google, për ta zgjeruar ofertën e orëve të tilla në tregun global. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Teknologji
Kalo në kategori