LAJMI I FUNDIT:

Motorola synon krijimin e telefonave me pjesë

Motorola synon krijimin e telefonave me pjesë

Me sa duket, Motorola nuk ka qenë duke punuar vetëm në modelin e saj të famshëm të telefonit të mençur, Moto X, pasi që sot kompania amerikane e ka prezantuar projektin e saj të quajtur Motorola Project Ara, i cili është një projekt me burim të hapur për telefonat e mençur modular - që ndahen në pjesë.

Project Ara udhëhiqet nga grupi i brendshëm i kompanisë – Motorola Advanced Technology and Project Group, dhe anëtarët e këtij grupi kanë arritur të zhvillojnë një platformë të hapur të harduerit e cila do të përdoret për krijimin e telefonave modular.

Misioni i Motorola-së për projektin është që të krijojë një harduer të telefonit i cili do të jetë i ngjashëm me atë se çfarë ka bërë Android nga aspekti i softuerit, dhe sipas njoftimeve të para thuhet se kompania po synon të krijojë një “ekosistem të zhvilluesve të jashtëm”.

Në njoftimin e kompanisë thuhet: “Ne kemi qenë duke punuar në Project Ara për më shumë se një vit, dhe së fundmi ne jemi takuar me Dave Hakkens, krijuesin e Phonebloks, me të cilin ne ndajmë një vision të përbashkët, i cili është – krijimi i një platforme të harduerit e cila është modulare, e hapur, e personalizuar dhe e bërë për gjithë botën”./Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Teknologji
Kalo në kategori