LAJMI I FUNDIT:

Alcatel së shpejti me tabletin e parë në treg?

Alcatel së shpejti me tabletin e parë në treg?

Për shumicën e përdoruesve të telefonave mobil, modeli i parë i telefonit ka qenë modeli legjendar i telefonit - Alcatel 310. Mirëpo, prej asaj kohe e deri më sot, kompania e njohur franceze ka kaluar rrugë të gjatë, për tu kthyer në treg me një model të ri të tabletit, i cili është i pari për kompaninë.

Në publikimin e ri të llogarisë së famshme @evleaks është postuar pamja e re e tabletit të Alcatel, dhe mbase mund t’i besohet këtij burimi, i cili gjithnjë e më shumë po publikon detaje të cilat më pas rezultojnë të jenë të sakta.

Megjithatë, në publikimin e @evleaks nuk janë dhënë më shumë detaje për tabletin, përveç madhësisë së ekranit.
Dhe siç pritej, madhësia e ekranit të një tableti të ri i cili do të jetë konkurrues në treg, duhet të jetë me diagonalen prej 7 inç, për të rivalizuar me modelet e famshme të tabletëve sikurse Nexus 7 dhe Amazon Kindle Fire.

Mirëpo, përveç madhësisë së njëjtë të ekranit, Acatel do të duhet që të ofrojë karakteristika më të mira sesa ato të tabletëve rival për të krijuar kërkesë në treg, edhe pse një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë kur dihen performancat e këtyre të fundit.


Dhe nëse nuk do të jenë performancat e tabletit të Alcatel komponentat kryesore për përdoruesit, atëherë do të jetë çmimi i tabletit për ta bërë atë atraktiv. / Telegrafi /